Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën për “çështje sigurie”
Është anuluar konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka konfirmuar Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ajo ka deklaruar se anulimi i konferencës për media u bë duke e arsyetuar me kushtet e sigurisë. “Mund të konfirmoj që ngjarja e sotme është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar […]
Është anuluar konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka konfirmuar Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ajo ka deklaruar se anulimi i konferencës për media u bë duke e arsyetuar me kushtet e sigurisë.
“Mund të konfirmoj që ngjarja e sotme është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës. Kjo është gjithçka që mund t’ju them për momentin. Do të shohim më vonë për ndonjë informacion shtesë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, sot disa nga anëtarët e OVL-UÇK-së kanë hedhur tym të zi pranë hotelit ku po mban konferencë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Veteranët u dëgjuan teksa thërrisnin “UÇK, UÇK”.
Ndryshe, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur protestën kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Ata kanë protestuar para hotelit ku Trendafilova u prittë mbajë konferencë për media.
Organizatat e dala nga lufta në një reagim të përbashkët kanë deklaruar të hënën se vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara është e papranueshme dhe fyerje.
Ata kanë thënë se vizita e saj s’ka asgjë të përbashkët me drejtësinë dhe transparencën, teksa përmenden edhe “qasjen arrogante të Gjykatës Speciale”.















