PDK-ja dyshon në suspendimin e Nagip Krasniqit nga pozita, kërkon vendimin nga ministrja Rizvanolli

Në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita lidhur me situatën e fundit në KEK, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga ministrja Artane Rizvanolli që të marrë vendimin për suspendimin e Nagip Krasniqit. Ai ka akuzuar qeverinë dhe menaxhmentin e KEK-ut për kontratat njëburimore, sipas tij përmes negocimit "akterë të caktuar kanë përfituar".

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, që të prezantojë vendimin e suspendimit të shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) Nagip Krasniqi, pas zhvillimeve të fundit.

Tahiri ka shprehur dyshime se i njëjti nuk është suspenduar apo shkarkuar nga pozita.

“E lus ministren të na prezantojë vendimin e suspendimit të Nagip Krasniqit. Nuk ka asnjë vendim për suspendim të drejtorit gjeneral. Nuk guxojnë ta suspendojnë një person të tillë. Ne duke e parë tendencën e juaj për ta mbrojtur një person të tillë dhe deri në momentin kur e kemi thirrur seancën e jashtëzakonshme, menaxhmenti i KEK-ut dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë refuzuar ta shkarkojnë personin në fjalë për të cilin dyshoj se ende nuk është shkarkuar apo suspenduar”, ka thënë ai.

Për ta parë punën e Nagip Krasniqit, për pesë muaj në KEK, Tahiri ka thënë se i njëjti ka nënshkruar në vlerë të 72 milionë eurove 30 kontrata njëburimore.

Ai vlerëson se Krasniqi është me plot të drejtë në paraburgim.

“Nëse shihen këto kontrata, e sheh abuzimin e madh që e ka kryer drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Po i përmend disa prej tyre. Të bësh kontratë njëburimore në vlerë prej 1 milion e 730 mijë euro për furnizim me shirit transportues ku e ofrojnë 30 kompani një gjë të tillë, kjo nuk do koment, sepse është një kontratë në të cilën vidhet”.

“Të bësh kontratë 55 milionë euro për modernizim të turbinave B1 dhe B2, me një kompani me të cilën së paku 5 kompani në Evropë e ofron një shërbim të tillë, këtu shihet qartë që ka qenë një negocim dhe akterë të caktuar kanë përfituar. Konsulenca për të cilën akuzohet drejtori në vlerë prej 6 milionë eurosh. Dëmi që ka shkaktuar në pesë muajt e fundit me këto kontrata është rreth 71 milionë euro. Si mos ta ftojmë një debat të tillë për një person politik që sot gjendet në mbajtje”.

Deputeti Tahiri ka potencuar se do t’i deponojë të gjitha këto kontrata njëburimore në Prokurori.

“Jam i bindur që në përjashtim prej 2 apo 3 që mund të kenë arsyetim janë rreth 27 për qind prej tyre që nuk kanë arsyetim që të lidhen në procedurë burimore. Fuqia e madhe e atij personi për t’i shpenzuar për 5 muaj 71 milionë euro është e pabesueshme”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika