PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga presidentja Vjosa Osmani për një takim konsultativ lidhur me konstituimin e Kuvendit. Nga ana e PDK-së për Dukagjinin, thuhet se kryetari Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në këtë takim dhe ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për institucione të reja. “Na […]
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga presidentja Vjosa Osmani për një takim konsultativ lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Nga ana e PDK-së për Dukagjinin, thuhet se kryetari Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në këtë takim dhe ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për institucione të reja.
“Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, ka theksuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.















