PDK, LDK dhe AAK s’dalin nga salla e Kuvendit edhe pas ndërprerjes së seancës
Deputetët e partive opozitare nga legjislatura e kaluar kanë qëndruar në sallën plenare të Kuvendit edhe pasi kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, e ndërpreu mbledhjen. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajtën fjalime në të cilat i bënë thirrje Lëvizjes […]
Deputetët e partive opozitare nga legjislatura e kaluar kanë qëndruar në sallën plenare të Kuvendit edhe pasi kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, e ndërpreu mbledhjen.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajtën fjalime në të cilat i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshojë qëndrimin e saj lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Nga PDK foli Abelard Tahiri, nga LDK Hykmete Bajrami dhe nga AAK Time Kadrija, të cilët kërkuan dialog dhe zhbllokim të situatës politike.















