PDK nuk pranon ftesën e Kurtit
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka pranuar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin me liderët e partive opozitare. Këtë e kanë konfirmuar burime të Portalit Dukagjini. Të mërkurën e 19 tetorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në takim të gjithë krerët e partive opozitare në Kosovë. Këtë e ka […]
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka pranuar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin me liderët e partive opozitare.
Këtë e kanë konfirmuar burime të Portalit Dukagjini.
Të mërkurën e 19 tetorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në takim të gjithë krerët e partive opozitare në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi pritet të mbahet të premten gjatë mesditës.
“Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët e opozitës. Takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë. Për detaje të tjera rreth takimit, ju njoftojmë ndërkohë”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.















