PDK: VV-ja të kthehet në Kuvend dhe ta votojë Ligjin për Specialen

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetja Vlora Çitaku u kanë bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se miratimi i këtij ligji është obligim dhe përgjegjësi kombëtare e secilës forcë politike dhe secilit deputet.

“Është obligim dhe përgjegjësi kombëtare e secilës forcë politike dhe e secilit deputet me miratu ligjin edhe në leximin e dytë. Populli është i bashkuar dhe i unifikuar. Pas datës 16 shtator, qëllimi i PDK-së ka qenë unifikimi dhe jo pazari. ‘Votoma presidentin ta votoj ligjin’, kjo është e pandershme”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkaq, Çitaku ka thënë se votimi i ligjit nuk duhet të shihet si favor ndaj ndonjë partie, por si obligim.

“I bëjmë thirrje VV-së që të vijë në Kuvend dhe të miratojë ligjin në lexim të dytë. Ky nuk është favor, është obligim. Ne jemi këtu dhe nuk do të largohemi”, ka deklaruar Çitaku.

PDK-ja ka përsëritur kështu kërkesën që deputetët e Vetëvendosjes të rikthehen në sallë, në mënyrë që të procedohet me votimin e projektligjit në lexim të dytë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika