Këtë të enjte, më 1 maj, do të mbahet përpjekja e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces që po zvarritet prej më shumë se dy javësh.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetares së propozuar, Albulena Haxhiu, duke mbetur me vetëm 57 vota.

Ish-partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, kanë refuzuar ta mbështesin kandidaturën e saj.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Nga ana tjetër, sot në orën 08:30 pritet të mbahet takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ftesa e Kurtit për takim është dërguar edhe për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, mirëpo kjo parti e ka refuzuar pjesëmarrjen, duke e cilësuar procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve si të garantuar me Kushtetutë dhe jashtë çdo diskutimi politik.