Për shtatë muaj ATK-ja ka arkëtuar mbi 435 milionë euro

Administrata Tatimore Kosovës ka arkëtuar mbi 80 milion euro vetëm në muajin korrik. Ndërsa, mbi 435 milionë euro janë arkëtuar për gjatë shtatë muajve të vitit 2022

Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se, për shtatë muaj ka mbledhur 435.9 milionë euro të hyra.

Sipas ATK-së, këto të hyra e kanë kaluar planin e paraparë për 31.1 milionë euro.

“Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milion euro ose 31.1 milion euro apo 7.7% më shumë se plani” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Gjithashtu, sipas ATK-së krahasuar vitin e kaluar ka pasur tejkalim të të hyrave për mbi 80 milionë euro.

“Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milion euro apo 22.6%”, thuhet në njoftimin e tyre.

Foto nga ATK-ja

Ndërkaq, në komunikatë thuhet se Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.

Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, kishte prezantuar në muajin korrik rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për gjashtë muajt e kaluar të vitit 2022.

Ai kishte deklaruar se gjatë këtyre muajve, ATK-ja ka mbledhur 355.5 milionë euro të hyra për gjashtë muaj.

Pra, vetëm në muajin korrik ATK-ja ka mbledhur mbi 80 milion euro.

Po ashtu, Murtezaj kishte treguar se cilët ishin faktorët që ndikuan në rritjen e të hyrave, ku sipas tij ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm në shpenzimin e parasë publike, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies ka rritur besimin e bizneseve.

Murtezaj: ATK ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika