Përfaqësuesi i Sllovenisë në KS përmendi masakrat serbe në Kosovë – Vuçiq: Sllovenët e neveritshëm

Një fjalim nga përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë), i cili foli për masakrat që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenisë dhe popullit slloven

Gjatë fjalimit të tij, përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar, ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe i bëri vizitë në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

Zbogar foli për masakrën e Mejës dhe të Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.

Ai përmendi edhe shifrat e njerëzve që janë vrarë në atë territor gjatë luftës në Kosovë.

E kjo nuk i pëlqeu Vuçiqit, kështu duke fyer popullin slloven me deklaratë “sllovenët e neveritshëm”

Pas ftesës për bisedë të të ngarkuarit me punë të Serbisë në Lubjanë dhe reagimit të kryeministrit Robert Golob dhe ministres së Jashtme Tanja Fajon ndaj deklaratës për “sllovenët e neveritshëm”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur sërish.

Ai u kërkon falje sllovenëve për çdo fyerje të mundshme, siç thotë ai, por kjo nuk vlen për politikanët sllovenë, përcjell N1, transmeton Portali Dukagjini.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, doli sërish para kamerave pas reagimit të Ministrisë së Jashtme dhe kryeministrit slloven ndaj deklaratës së djeshme për “sllovenët e neveritshëm”. “Nëse kam ofenduar dikë, i kërkoj falje publikut slloven, por nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë, që udhëheqin një politikë të neveritshme ndaj Serbisë”, tha Vuçiq për mediet serbe në Nju Jork.

Të martën, presidenti serb u tha medieve vendase se Serbia kishte rënë në një kurth të ngritur për të nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Sllovenia në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të së hënës. Seanca u vonua disi, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, solli si dëshmitare femra shqiptare të Kosovës të dhunuara gjatë luftës, por protokolli fillimisht refuzoi që të hynin në seancë. “Pastaj e kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët dhe të gjithë të tjerët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq pasdite ka shpjeguar se me deklaratën e tij për sllovenët e neveritshëm, ai synonte përfaqësuesit sllovenë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe politikën e tyre.

Për shkak të deklaratës, Ministria e Punëve të Jashtme sllovene ka ftuar në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Serbisë në Lubjanë. Ministrja e Jashtme, Tanja Fajon, i quajti fjalët e Vuçiqit fyese dhe të papranueshme dhe kërkoi falje dhe shpjegim. Ata kanë kontaktuar edhe zyrën e kryeministrit Robert Golob, ku kanë thënë se presidenti serb ka përdorur terma jashtëzakonisht fyese, që nuk janë të përshtatshme për presidentët.

“Një qëndrim respektues ndaj përpjekjeve tona është pra më e pakta që mund të presim nga presidenti i Serbisë mike, i cili është mysafir i rregullt në vendin tonë”, shtuan ata, raporton n1.

Vuçiq i kupton fjalët e kryeministrit si kërcënim se nuk duhet të vijë kaq shpesh në Slloveni.

“Robert Golob ka të drejtë. Fjalët e tij i kuptova si kërcënim se nuk është e nevojshme të vij kaq shpesh në Slloveni. E kuptova, do të zvogëloj numrin e vizitave të mia te miqtë dhe të afërmit në Slloveni”, ka reaguar Vuçiq.

Ai ftoi kryeministrin Golob dhe presidenten e Republikës, Natasha Pirc Musar, në Beograd, ku duhet t’u kërkojë edhe një herë falje.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika