Përfundon intervistimi i të dyshuarit tjetër për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimin e të dyshuarit tjetër në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë. Edhe ky është mbrojtur në heshtje dhe u ka qëndruar pranë deklarimeve që ka dhënë në polici. Ndryshe, pak orë më parë, ka përfunduar intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimin e të dyshuarit tjetër në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
Edhe ky është mbrojtur në heshtje dhe u ka qëndruar pranë deklarimeve që ka dhënë në polici.
Ndryshe, pak orë më parë, ka përfunduar intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka marrë në pyetje njërin prej të miturve, Eltion Kadriu në procedurën përgatitore, i cili është i dyshimtë për ‘vrasjen e rëndë’ që ka ndodhur me 14 janar 2024. Si pasojë e sulmeve ka vdekur Lulzim Fejzullahu, i moshës 18-vjeçare. I njëjti ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje, dhe pse paraprakisht ka deklaruar se mbetet pranë deklaratës që ka dhënë në polici. Dhe në pyetjen time, për një person i cili ka qenë i sulmuar nga ky para dy viteve, ai ka refuzuar të përgjigjet”, ka thënë Gashi.
Avokati i mbrojtjes i të dyshuarit, Skender Musa, ka thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe i vjen keq për ngjarjen që ka ndodhur.
“Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale që pat i mituri, edhe për faktin se është duke përdorur medikamente mjekësore, vetëm të shpreh keqardhje të rastit të ndodhur. Këtë fazë nuk pat mundësi me u deklaru, dhe i qëndron sipër krejt deklarimeve që i ka jep në polici”, ka thënë Musa.
Prezent ka qenë edhe avokati i familjes së viktimës, Tomë Gashi, i cili tha se “i njëjti ka disa vepra të tjera penale, dhe se prova kryesore në këtë rast është videoja e shfaqur në rrjete sociale”.
“Eltion Kadriu ka së paku nëntë apo dhjetë vepra penale, duke filluar prej rasteve ‘tentim për vrasje apo vrasje në tentativë, lëndimet e rënda trupore dhe vepra të tjera të ngjashme, tek të cilat i ka edhe dy vepra të tjera aktive, e i cili është deklaruar se kinse nuk është në dijeni”.
Për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër.















