Përfundon periudha transitore për dinarin, këtë javë zhvillohet takimi i shtatë në Bruksel

Duke nisur nga 13 maji, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të përfundojë sot. Në Bruksel, poashtu gjatë javës që po vije do të mbahet takimi i shtatë në përpjekje për të arritur një zgjidhje për çështjen e dinarit

Nga kjo e hënë do të hy në fuqi rregullorja e re e Bankës Qëndrore të Kosovës që valuta e vetme qarkulluese do të jetë euro.

Ky vendim që muaj më parë nxiti debate të ashpëra, madje në Bruksel u organizuan takime të vecanta mes paleve për të gjetur një rrugë nga ajo që quhej bllokadë për pagesa për serbët në Kosovë.

Pikërisht për gjetjen e kësaj zgjidhje gjatë javës që po vjen në Bruksel do të zhvillohet takimi i shtatë më radhë, pasi që gjashtë para tij nuk sollën rezultate.

Por edhe pas këtij takimi nuk pritet që të ketë rezultate konkrete.

“Nuk besoj se nëser do të realizohet cfarëdo përparimi në cështjen e dinarit, sepse thjesht ne e kemi dëgjuar nga zv,kryeministri Bislimi se kërkesat e Serbisë janë shumë jo reale, por nuk mund të ketë as bllokada pasi mjerisht kjo cështje ka shku në Bruskel,” tha analisti, Milazim Koci.

Vendim të ngutshëm të BQK-së për heqjen e dinarit e sheh edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu.

“Ka kalu licenca e Bankes Komerciale dhe në vend që pala Serbe të adresoj kërkes te Kosova është hap një kuti e pandorës që e ka dëmtu Kosovën në aspektin ekonomik, social e politik. Të bëhet një autogoll e tillë kur jemi nën masa (BE), kur jemi në dialog teknik ose politik, kjo ka qenë një dhurat më vlerë për Serbinë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ekonomist.

Nga qeveria nuk kanë treguar nëse do të ketë rezultate konkrete vecse sipas kabinetit të zv.kryeministrit Bislimi, gjatë javës do të ketë takim mes kryenegociatorëve në Bruksel.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e Rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që preket nga vendimi. Serbët në Kosovë, për vite të tëra kanë pranuar para kesh me dinarë nga buxheti i Serbisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika