Periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë përfundon këtë të premte

Regjistrimi i popullsisë në disa komuna të Kosovës, i cili filloi më 5 prill dhe ishte shtyrë deri më 24 maj për të siguruar përfundimin e suksesshëm të procesit, përfshirë komunat si Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, dhe të tjera, pritet të përfundojë këtë të premte

Foto ilustrim

Këtë të premte pritet të përfundojë regjistrimi i popullsisë edhe për komunat në Kosovë, të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që ta përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Afati i regjistrimit të popullsisë ishte nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërsa me kërkesë në disa komuna nga Qeveria e Kosovës është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj.

Shtyrja e afatit ishte bërë pasi mund të kishte individë, ekonomi familjare që nuk ishin regjistruar, si në Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Skenderaj, Obiliq, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik dhe Gjakovë.

Edhe në katër komunat e veriut, në objektet e komunave zyra, kanë qenë të hapura nga ora 09:00-18:00.

Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të popullsisë

Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave (ASK), ka theksuar se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që sipas tij, në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve.

Më 13 maj, kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë.

Në konferencë për medie, Kastrati ka thënë se numri i qytetarëve të diasporës të regjistruar online ka kaluar 400 mijë, me pjesën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që kanë nënshtetësi të Kosovës.

Ndryshe, nga këtu regjistrimi i diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

Qeveria merr vendim, shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika