Përleshje mes nxënësve afër shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, një i lënduar me mjet të mprehtë (VIDEO)

Një përleshje mes nxënësve ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa ende nuk dihen të dhënat për shkaqet. Për këtë, drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla, ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar në polici. Por, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare në lidhje me rastin

Një përleshje ka ndodhur disa ditë më parë në afërsi të Shkollës së Mesme Profesionale, “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë disa nxënës dhe disa persona që besohet se kanë qenë të moshës më të vjetër.

RTV Dukagjini ka siguruar pamjet e përleshjes, ku shfaqen disa persona duke përdorur dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Drejtori i shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla, ka bërë të ditur për Dukagjinin se njëri nga nxënësit e kësaj shkolle ka marrë lëndime me mjet të mprehtë në njërin gju.

Sipas tij, njëri nga nxënësit e shkollës “Shtjefën Gjeçovi” ishte rreth moshës 17-18 vjeç, maturant, tjetri në klasën e 11-të.

“Sipas informatave që i kemi prej policisë, njëri është pak i lënduar me një mjet të mprehtë mbi gjunjë, nuk e dimë se çfarë mjeti ka qenë, por është lënduar me të, por janë të gjithë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar tutje ai.

Po ashtu, ai ka thënë se ngjarja është raportuar në Polici, sipas informacioneve të tyre, gjatë përleshjes kanë ardhur edhe disa nxënës të shkollave të tjera, disa as që i kanë njohur për shkak se kanë qenë edhe më të vjetër.

“Ne kemi edhe informata që janë jozyrtare, ja kemi lënë në dorë organeve të rendit, kurse ne e marrim përgjegjësinë vetëm për sa i përket masave ndaj tyre, por për momentin ata nuk janë duke vijuar mësimin, dy nxënësit ose tre sa kanë qenë të përfshirë”, ka treguar tutje ai.

Portali Dukagjini ka tentuar të marrë informacione edhe nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika