Pesë raste të dhunës në familje në dy ditët e fundit

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të hënës dhe të martës së 12 dhe 13 dhjetorit janë raportuar gjithsej pesë raste të dhunës në familje

Fotoilustrim





Vazhdojnë rastet e raportimit të dhunës në familje në Policinë e Kosovës, vetëm gjatë  të martës së 13 dhjetorit janë raportuar katër raste të tilla.

Në të tri rastet e raportuara në Policinë e Kosovës viktima kanë qenë gratë, të cilat janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa një rast tjetër ka qenë dhunë e ushtruar nga dy meshkuj ndaj një mashkulli tjetër.

Rastet e ditës së martë kanë ndodhur në Prishtinë, Graqanicë, Rahovec dhe Malishevë.

Në të katër rastet e raportuara gjatë të martës së 13 dhjetorit, personat që ushtruan dhunë janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë 13.12.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Graçanicë, 13.12.2022 – 12:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj mashkull kosovar me të cilin janë të divorcuar. Palët janë intervistuar si dhe janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rahovec 13.12.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare e mitur dhe më pas kishte kanosur babain e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 13.12.2022 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi ata kanë shkaktuar dhunë në familjen e tyre ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.

Ndërkaq, të hënën e 12 dhjetorit është raportuar një rast në komunën e Prizrenit, që siç njofton Policia e Kosovës një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që i njëjti kishte demoluar edhe orenditë në shtëpi dhe tashmë gjendet në mbajtje.

Prizren 12.12.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari përveç dhunës  kishte demoluar edhe orenditë në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, të dielën e 11 dhjetorit një rast i raportuar ka qenë në Komunën e Gjakovës, që gjithashtu një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe gjendet në mbajtje.

Gjakovë 11.12.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika