Pesë të dyshuarit për vepra terroriste dërgohen në Gjykatë

Pesë personat e arrestuar të hënën, nën dyshimin për kryerjen e veprave terroriste, tashmë janë dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Pamje e të arrestuarve të dyshuar për kryerjen e akteve terroriste gjatë hyrjes në Gjykatë.

Pesë të dyshuarit, që u arrestuan të hënën, më 15 maj, nën dyshimin për vepra terroriste, të martën janë sjellë në pranga në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer vepra terroriste.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 15 maj është kryer një aksion në gjashtë lokacione në rajonin e Pejës, të Prishtinës dhe të Gjilanit, ku janë arrestuar pesë të dyshuarit.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Shtytje në kryerjen e veprës terroriste” dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pamje e të arrestuarve të dyshuar për kryerjen e akteve terroriste gjatë hyrjes në Gjykatë.

Policia kishte identifikuar të arrestuarit përmes inicialeve të tyre: L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S.

Megjithatë, Policia nuk dha detaje se kur janë kryer veprat e lartcekura.

Gjatë operacionit, sipas Policisë, janë sekuestruar prova dhe dëshmi që kanë të bëjnë me rastin, përfshirë tri revole, një armë automatike e llojit AK-47, një armë rekreative pneumatike, si dhe pajisje elektronike.

Të arrestuarit janë dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Policia ka thënë, po ashtu, se të arrestuarit edhe më herët kishin qenë të përfshirë në vepra të tjera penale të kryera në rajonin e Pejës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika