Dy pikat kufitare ajo në Bërnjak dhe Jarninje janë ende të mbyllura për qarkullim.

Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Qendrës për Menaxhim Kufitar.

Sipas njoftimit të përditësuar në dalje të pikës kufitare të Muçibabës kolona është e gjatë 100 metra, ndërkaq në Dheun e Bardhë 50 metra.

Sipas njoftimit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç dy pikave në Bërnjak e Jarinje.

Qendra për Menaxhim Kufitar, vazhdimisht bën përditësime, andaj mund të ketë ndryshime në këto pika kufitare.