Platforma eKosova vazhdon të jetë jofunksionale

Platforma eKosova vazhdon të jetë jofunksionale, por Ministria e Arsimit ka njoftuar se aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore fillon nga e premtja, ndihmë financiare që do të ndihmojë prindërit t'i blejnë materialet mësimore për fëmijët e tyre

Fotografi ilustruese

Platforma eKosova vazhdon të jetë jofunksionale, duke bërë të pamundur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore.

Platforma mund të funksionojë herë pas here, por aplikacioni i mjeteve të MASHTI-t përmban sfida të vazhdueshme që i pengojnë përdoruesit ta përdorin atë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe të materialeve mësimore.

“Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]”, thuhet në njoftim të MASHT-it.

Po ashtu, të enjten, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore do të nisë nga e premtja.

Ministrja ka thënë se mjetet për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore do të dalin në xhirollogaritë e prindërve që nga fillimi i javës së ardhshme.

Sipas saj, mjetet për subvencionim do të transferohen në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

Për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5, do të ndahen 80 euro për të blerë tekste dhe materiale mësimore.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, ka thënë Nagavci.

Një hap tjetër i ri sipas ministres Nagavci është se edhe për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika