Plenkoviq: Kroacia do paqe, deeskalim e zgjedhje të reja në veri të Kosovës

“Ekziston gatishmëria për organizimin e zgjedhjeve, por duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nëse bojkotohen, atëherë do të gjendemi sërish në situatë të njëjtë", ka thënë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Kroacia dëshiron paqe, deeskalim dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

Këtë koment, Plenkoviq e ka bërë para samitit të Bashkimit Evropian, punimet e të cilit do të zhvillohen të enjten dhe të premten, ku do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Duam deeskalim pas të gjitha incidenteve të muajve të fundit, e që nuk ishin pak. Porosia e dytë, duam sa më shpejt të mbahen zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Zgjedhjet duhet të jenë të sigurta. Në zgjedhjet e fundit pati bojkot. Unë isha në Podgoricë bisedova me përfaqësuesit e Kosovës, e dëgjova edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu në Vojvodinë bisedova me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Mora pikëpamjet e të dy liderëve”.

“Ekziston gatishmëria për organizimin e zgjedhjeve, por duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nëse bojkotohen, atëherë do të gjendemi sërish në situatë të njëjtë. Kroacia do paqe, deeskalim e zgjedhje të reja”, ka thënë Plenkoviq.

Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do të kërkojë përkrahjen e shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojnë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shmanget eskalimi i situatës.

Ai ka bërë thirrje për kthim në normalitet.

Po ashtu, Borrell ka theksuar se vendet anëtare të BE-së kanë vendosur për masa ekonomike dhe politike ndaj palëve, në mënyrë që ato të kontribuojnë në shtensionim të situatës.

Kjo sipas Borrell do të ketë kosto.

Borrell: Do të ketë kosto nëse palët nuk kontribuojnë në shtensionim të situatës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika