Policia e cilëson si “të dyshimtë” vdekjen e shtetases së huaj në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Policia e Kosovë, e ka cilësuar si “të dyshimtë” vdekjen e shtetases së huaj në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi vdekjen e një gruaje, e cila është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

Viktima raportohet të jetë shtetase e huaj, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ /  21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit në rrugë-autostradë kanë hasur në një trup të pajetë të një viktime femër-shtetase e huaj.  Njësitet relevante policore,  prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika