Policia e Malit të Zi zbulon plantacionin më të madh të marijuanës në vend, me mbi 13 mijë fidanë
Policia malazeze ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës të regjistruar ndonjëherë në vend, me rreth 13,100 fidanë, në zonën e Tërnovos pranë Tivarit. Plantacioni u zbulua dhe u asgjësua në kuadër të operacionit kompleks të koduar “Trnovo”, ku u arrestuan dy persona të dyshuar, një 40-vjeçar nga Zeta dhe një 65-vjeçar nga Tivari. […]
Policia malazeze ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës të regjistruar ndonjëherë në vend, me rreth 13,100 fidanë, në zonën e Tërnovos pranë Tivarit.
Plantacioni u zbulua dhe u asgjësua në kuadër të operacionit kompleks të koduar “Trnovo”, ku u arrestuan dy persona të dyshuar, një 40-vjeçar nga Zeta dhe një 65-vjeçar nga Tivari.
Sipas njoftimit për media, plantacioni ishte i pajisur me sisteme moderne ujitjeje, kultivimi dhe sigurie, çka dëshmonte një nivel të lartë organizimi.
Policia theksoi gjithashtu se janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e mëtejshme të marijuanës raporton RTCG përcjell Dukagjini.















