Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin Faton Hajrizi, i cili është arratisur nga Qendra korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Në këtë qendër, Hajrizi ka qenë duke vuajtur dënimin për disa vepra penale.

39-vjeçari u arratis mëngjesin e sotëm, teksa policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur dhe kapur të dyshuarin.

Postimi i plotë:

Arratiset nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e ushtarit rus