Policia gjatë vitit 2023 arrestoi mbi 11 mijë persona, 12 prej tyre për krime lufte

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se gjatë vitit 2023 u arrestuan 12 persona për krime lufte

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka thënë se policia ka menaxhuar mbi 500 protesta në veri, ndërsa ka përmendur sulmet në veri, grabitjen në Suharekë, laboratorët e drogave dhe kriptovalutat.

“Policia e Kosovës rezultatet i ka arritur falë bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Duke zhvilluar bashkëpunim me qytetarët, Polica ka arritur rezultatet kundër dukurive negative në shoqëri. Gjatë 2023 në Polici janë raportu 48 mijë e 737 raste. Vepra penale janë raportuar 27,238. Disa prej veprave kriminale me të renda gjatë 2023: kemi pas 29 raste të vrasjeve, lëndime të renda trupore 235 raste, lëndime të lehta, vjedhje, vjedhje të renda, grabitje- 93 raste. Ndërsa të dhuna në familje kemi pas ulje, 2460 raste në vitin 2023”, ka deklaruar Hoxha.

Zbulimi i numrit të përgjithshëm i veprave penale është 67% krahasuar me vitin 2022, me ç’rast është treguar rritje prej 2%, sipas policisë.

Gjatë 2023 janë hartuar 78 urdhra operativë nga Policia e Kosovës.

“Aksidente me fatalitet janë regjistruar 96 në vitin 2023.  Ndërsa numri i personave të vdekur 106. Aksidente me lëndime, 8764. Kemi pas rënie të aksidenteve me fatalitet që po pëson rënie çdo vit. Kjo si shkak edhe i policisë, edhe institucioneve tjera, ndërtimit te rrugëve e të tjera”, ka vijuar Hoxha.

Hoxha thotë se gjatë vitit 2023 u arrestuan 12 persona për krime lufte.

“Krimi i organizuar, krimet e rënda, krimet ekonomike, korrupsioni e terrorizmi. Gjatë 2023, Policia e Kosovës ka kryer shumë aktivitete. Janë realizuar 323 operacione, janë bastis e kontrollu 881 lokale, janë arrestuar 1403 persona të dyshuar për vepra të rënda penale. Janë paraqitur 1094 kallëzime penale. Janë goditur 23 grupe kriminale”, ka theksuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika