Policia jep detaje nga bastisja në Prishtinë për rastin “Capat”- Sekiraqët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi në Prishtinë, ku dyshohet për veprat penale si “Vrasje e rëndë në tentativë” si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve”. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është bastisur tek dy persona të dyshuar meshkuj ku janë konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë, një karikator i armës i zbrazur dhe dy telefona celular.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi në Prishtinë, ku dyshohet për veprat penale si “Vrasje e rëndë në tentativë” si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është bastisur tek dy persona të dyshuar meshkuj ku janë konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë, një karikator i armës i zbrazur dhe dy telefona celular.

“01.09.2024 – 22:04. Lidhur me rastin me datën 10.06.2025 nga njësitë relevante policore me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me 15 copë fishekë, një karikator i armës i zbrazur dhe dy telefona celular. Gjatë realizimit të urdhëresës është arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar dje [ te marten] një bastisje në lagjen “Bajram Bahtiri”, në kuadër të hetimeve për rastin e ndodhur më 1 shtator të vitit 2024 në lagjen “Aktash”, ku një person kishte mbetur i vrarë pas një përleshjeje të armatosur.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve”.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika