Policia jep detaje për rastin e “vjedhjes së rëndë” në Prishtinë, njëri prej të arrestuarve është i mitur

Pasi në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës u raportua për arrestimin e tre të dyshuarve për "vjedhje të rëndë" në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione mbi arrestimin e tre të dyshuarve në Prishtinë, për kryerjen e veprës “vjedhje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ku personi i katërt i dyshuar është në arrati.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga tre të arrestuarit e dyshuar, njëri prej tyre është i mitur, ndërsa dy të tjerë janë të moshës 41 dhe 36 vjeç. I dyshuari i katërt që është në arrati është i moshës 48 vjeç.

“Arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore, të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 10.02.2023”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje, njoftohet se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i dy lokacioneve të ndryshme, ku personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet (stoli, disa ora dore, etj.), të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, lidhur me veprën vjedhje e rëndë dhe dy armëmbajtje pa leje”.

Identifikohen katër të dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Prishtinë, i dyshuari i katërt gjendet në arrati

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika