Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë, viktima shtetas i Maqedonisë Veriore
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Në njoftimin e policisë thuhet se viktima ishte shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Tutje thuhet se rreth një kilometër nga vendi ku ka ndodhur ngjarja është gjetur një veturë e djegur, me targa të Gjermanisë, me […]
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima ishte shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Tutje thuhet se rreth një kilometër nga vendi ku ka ndodhur ngjarja është gjetur një veturë e djegur, me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit për këtë rast kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.
Ndryshe, të mërkurën në “Rrugën C”, në Prishtinë, në orën 20:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Polica e Kosovës menjëherë ka marrë masa duke i dërguar forcat e tyre në vendin e ngjarjes.
Një veturë e djegur është gjetur rreth 2 kilometra larg vendit ku ka ndodhur vrasja.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Dukagjinin se vetura e gjetur e djegur dyshohet se është e të dyshuarve.
“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Vrasja në Prishtinë, vetura e djegur dyshohet të jetë e të dyshuarve















