Vrasja në Prishtinë, vetura e djegur dyshohet të jetë e të dyshuarve
Një veturë e djegur është gjetur rreth 2 kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “C”, ku një person ka mbetur i vdekur. Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Dukagjinin se vetura e gjetur e djegur dyshohet se është e të dyshuarve. “Veprimet operativo – gjurmuese […]
Një veturë e djegur është gjetur rreth 2 kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “C”, ku një person ka mbetur i vdekur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Dukagjinin se vetura e gjetur e djegur dyshohet se është e të dyshuarve.
“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Në orën 20:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, Polica e Kosovës menjëherë ka marrë masa duke i dërguar forcat e tyre në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, siç raporton ekipi në terren i RTV Dukagjinit, në vendngjarje ndodhet edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.















