Të dielën e 15 janarit në mbrëmje, është gjetur një person i moshës madhore pa shenja jete, afër lumit Sitncia, në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Për këtë rast, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë se viktima është  identifikuar gjatë ditës së hënë (sot).

Ai bëri të ditur se viktima me iniciale H. B. është 21-vjeçar nga Komuna e Klinës dhe se i njëjti ishte raportuar nga familjarët e tij i zhdukur më 28 dhjetor 2022 në Klinë.

“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është identifikuar sot;  H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tij i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, ka thënë  Zahiti.