Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Policia malazeze ka arrestuar Vehid Muriqin, 25 vjeç, nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka vrarë tre persona në Podgoricë, tha Policia më 22 prill.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë e kanë lokalizuar të dyshuarin në qendrën e qytetit të Rozhajës, pas një aksioni të gjerë taktik.

Dyshohet se Muriqi, në lagjen Aeroporti i Vjetër në Podgoricë, ka privuar nga jeta tre persona – dy burra nga Rozhaja dhe një shtetas të Serbisë nga Novi Pazari.

Policia malazeze tha se i dyshuari, do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, ku ndaj tij do të dorëzohet edhe kallëzimi penal.

Më herët, Policia kishte njoftuar se ngjarja, sipas informacioneve të para, nuk lidhet me veprimtarinë e strukturave kriminale. Autoritetet kanë thënë po ashtu se vrasjes së trefishtë dyshohet t’i ketë paraprirë një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimave.

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se me shumë gjasa vrasja e trefishtë është kryer natën e 20 prillit dhe sipas provave fillestare dyshohet se krimi u krye me armë të ftohtë./RadioEvropaeLirë

Vrasje e trefishtë në Podgoricë, në kërkim i dyshuari nga Rozhaja

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika