Policia nis hetimet për dy vdekje të dyshimta në Kaçanik dhe Gjakovë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të ndodhura të dielën në Kaçanik dhe Gjakovë. Sipas raportit 24-orësh, në Kaçanik është gjetur trupi i pajetë i një burri kosovar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të ndodhura të dielën në Kaçanik dhe Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh, në Kaçanik është gjetur trupi i pajetë i një burri kosovar.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Ndërkohë, në Gjakovë, një tjetër viktimë mashkull ka humbur jetën pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës.
Ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në emergjencë.
Edhe në këtë rast, mjekët kanë konstatuar vdekjen dhe trupi është dërguar për obduksion në IML, me vendim të prokurorit.
Hetimet për të dyja rastet janë duke vazhduar.















