Policia nis hetimet për kërcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një kërcënim me jetë drejtuar presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës më 15 prill. Kërcënohet me jetë presidentja Osmani Ky kërcënim ndodhi në të njëjtën ditë kur presidentja kishte filluar konsultimet me liderët politikë për të gjetur një […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një kërcënim me jetë drejtuar presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës më 15 prill.
Ky kërcënim ndodhi në të njëjtën ditë kur presidentja kishte filluar konsultimet me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje ndaj ngërçit institucional të krijuar pas dështimeve për konstituimin e Kuvendit.
Në njoftimin e saj, Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informacionit, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është inicuar rast penal”, kanë thënë nga Policia për Dukagjinin.















