Policia po e heton vdekjen e një personi në Prishtinë

Një person është gjetur i alivanosur të shtunën e 11 majit në Prishtinë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor

Një person është gjetur i alivanosur të shtunën e 11 majit në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë  11.05.2024 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin  e ngjarjes,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika