Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Ilustrim

“Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Gjermania për të transferuar tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë”.

Kështu ka deklaruar ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

“Berlini ka marrë kërkesën e Varshavës”, ka thënë Blaszczak në një postim në Twitter.

“Gjermania tashmë ka marrë kërkesën tonë që të lejojë transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. I bëj thirrje edhe palës gjermane që t’i bashkohet koalicionit të vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës”, ka shkruar Blaszczak.

 

Po ashtu, të martën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se NATO-ja do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë.

“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, ka thënë Stoltenberg.

Presioni është rritur mbi qeverinë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Sipas rregullave të prokurimit ushtarak, Gjermania duhet të autorizojë çdo rieksportim të këtyre tankeve.

Polonia do të dërgojë tanke gjermane në Ukrainë, nëse një “koalicion i vogël” vendesh pajtohet

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika