Gjatë mbrëmjes të së enjtes, protestuesit në Sri Lanka festuan deri në orët e vona dorëheqjen presidentit, Gotabaya Rajapaksa.
Rajapaksa dha dorëheqjen pas një jave protesta të popullit për krizën ekonomike të vendit.
Kërkesa për dorëheqje me email nga Rajapaksa, është pranuar nga kryetarja e parlamentit të Sri Lankës.
Protestuesit po e cilësojnë si fitore largimin e Rajapaksas, pasi për shumë muaj kanë kërkuar largimin e tij nga posti i presidentit, e gjithë kjo për shkak të krizës ekonomike të vendit.
Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, mori postin e presidentit pas ikjes së Rajapaksas nga protestat masive.
Disa protestues kanë folur për CNN, të cilët u shprehën mjaft të lumtur pas dorëheqjes së presidentit.
Dorëheqja e Rajapaksas po konsiderohet si një fitore kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë.

Dorëheqja e Rajapaksa ka hyrë në fuqi të enjten e 14 korrikut, ndërsa këtë e ka bërë të ditur të premten e 15 korrikut, kryetarja e parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena, në një konferencë shtypi, transmeton Portali Dukagjini.
Abeywardena ka thënë se Wickremesinghe do të mbetet President në detyrë derisa Parlamenti të zgjedhë një President të ri me ligjvënësit që janë të thirrur për t’u takuar të shtunën.
Nuk është caktuar ende një datë për votim, por sipas kushtetutës, Wickremesinghe do të lejohet të mbajë detyrën vetëm prej 30 ditësh.