Pragu i njëvjetorit të luftës: Vizitat në Kiev, parashikimet për zgjatje të luftës dhe “plani i paqes” i Kinës

Më 24 shkurt bëhet një vit prej kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, një ditë më herët Kievi u vizitua nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Por, shqetësimet për këtë njëvjetor i ka rritur ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ngriti dyshimet se "lufta mund të zgjasë dhe një vit tjetër"

ilustrim

Këtë të premte të 24 shkurtit bëhen një vit prej kur Rusia ka filluar sulmin ndaj Ukrainës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nga aty, Sanches ka shprehur mbështetje për Ukrainën.

“Unë jam kthyer në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës. Ne do të qëndrojmë në krah të Ukrainës, derisa paqja të kthehet në Evropë”, ka thënë ai, shkruan The Guardian.

Situatën në Ukrainë e ka bërë më shqetësuese një deklaratë e dhënë nga sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili u shpreh se lufta mund të mos ndalet edhe për një vit.

“Kur dikush e ka kaluar kufirin dhe mendon se është në rregull t’ia bësh këtë popullit tënd, duke drejtuar efektivisht një mulli mishi për një ushtri, unë mendoj se ai nuk do të ndalet”, u shpreh Wallace.

Megjithatë, të enjten në mëngjes përpjekjet e Rusisë për intensifikim të sulmeve ishin ekzistuese. Kjo për shkak se janë parë bombardime të rënda në rajonin jugor të Donetskut, në qytetin Vuhledar.

Rusia është ajo që në anën tjetër të enjten e ka akuzuar Ukrainën se po planifikon të pushtojë Transnistrinë dhe Moldavinë, një gjë e tillë erdhi pas një operacioni me flamur të rremë.

Plani i paqes

Qeveria kineze nuk është konsultuar me Kievin sa i përket përgatitjes së planit të paqes për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë ukrainas në kushte anonimiteti, shkruan The Guardian.

“Kina nuk u konsultua me ne”, u shpreh ai për gazetarët.

Stoltenberg thotë se “ka shenja” që Kina mund t’i japë mbështetje Rusisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kina, ani pse nuk është palë në luftë, do të mbështesë Rusinë në luftën e saj ndaj Ukrainës.

“Ne kemi parë disa shenja që ata mund të planifikojnë për këtë dhe natyrisht aleatët e NATO-s, ShBA-ja, do të marrin masa për këtë. Kina nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë”, ka thënë ai.

Putin kërcënon të forcojë forcat bërthamore

Vladimir Putin të enjten ka kërcënuar se do të forcojë forcat bërthamore të vendit.

“Si më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të treshes bërthamore”, ka thënë Putin.

Ndryshe, “A House Made of Splinters”, është titulli i dokumentarit që do të shfaqet në Kino Armata në Prishtinë në nder të përvjetorit të luftës në Ukrainë, aktivitet ky i organizuar nga Zyra e BE-së dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.

Në këtë event do të marrin pjesë ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, dhe gazetarë ukrainas pjesëmarrës në programin “Gazetarët në Rezidencë Kosova”.

Zyra e BE-së dhe Ambasada Gjermane në Kosovë shfaqin një dokumentar në nder të përvjetorit të luftës në Ukrainë

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika