Presidenti iranian: Irani do të qëndrojë i palëkundur në mbrojtje të të drejtave të tij

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara, duke krahasuar me ironi politikën e jashtme amerikane me mënyrën se si po organizohet Kupa e Botës në futboll.

Në një postim në platformën X, Pezeshkian deklaroi se sjellja e SHBA-së si vend organizator i Kupës së Botës pasqyron qasjen e saj në politikën e jashtme, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Sjellja e qeverisë amerikane si organizatore e Kupës së Botës ndjek të njëjtin model si politika e saj e jashtme: përkul rregullat, frikëson kundërshtarët, krijon pengesa dhe mashtron. Ky është manuali i tyre MAGA. Irani i refuzon këto lojëra. Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të të drejtave tona”, shkroi ai.

Deklaratat e presidentit iranian vijnë pas shkëmbimit të sulmeve gjatë natës në rajonin e Gjirit Persik.

Sipas Teheranit, forcat iraniane goditën objektiva ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj një vale sulmesh të kryera nga SHBA-ja.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara thanë se operacionet ushtarake dhe rikthimi i sanksioneve ndaj naftës iraniane përbëjnë një “ndëshkim” për sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit.

Pas këtyre zhvillimeve, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se beson se memorandumi i mirëkuptimit (MoU) mes SHBA-së dhe Iranit “ka marrë fund”, megjithëse shtoi se do t’i lejojë negociatorët amerikanë të vazhdojnë bisedimet “nëse duan”.

Trump shpall fundin e armëpushimit me Iranin: Bisedimet janë humbje kohe

Të fundit nga rubrika