Presidentja e Sllovenisë: Shqetësohem për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, teksa ka treguar se do të nisë një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar





Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka thënë se është e shqetësuar për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton N1, Musar ka paralajmëruar një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Më së shumti jam e shqetësuar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kështu që ky turne me shumë mundësi do të jetë udhëtimi im i parë”, është shprehur Musar.

Ajo theksoi pret ndihmë dhe këshilla nga presidenti në largim Borut Pahor dhe ish-presidentët e tjerë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor, Natasha Pirc Musar është zgjedhur presidente e Sllovenisë, të dielën e 13 nëntorit, duke marrë 53.89 për qind të votave.

Siç raporton “Rtvslo”, Musar është bërë presidentja e parë grua në Slloveni, duke e lënë pas kundërkandidatin e saj, Anzhe Logar, me 46.11 për qind të votave.

Krerët e Kosovës tashmë ia kanë uruar fitoren presidentes Musar, ani pse ende nuk ka përfunduar numërimi i votave.

Natasha Pirc Musar do ta marrë zyrtarisht mandatin e saj më 22 dhjetor.

Ky mandat do të zgjasë për pesë vjetët e ardhshme.

Natasha Pirc Musar zgjidhet presidente e Sllovenisë, krerët e Kosovës nisin urimet e para

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika