Princi Harry do të niset drejt Londrës për të vizituar mbretin Charles

Ekipi i princit Harry ka konfirmuar se ai do të udhëtojë drejt Londrës, për të takuar babanë e tij, mbretin Charles III, që u diagnostikua me kancer

Mbreti Charles lll dhe Princi Harry.

Princi Harry do të niset drejt Londrës për të vizituar mbretin Charles III, i cili është diagnostikuar me kancer.

Ekipi i princit ka konfirmuar udhëtimin dhe ka bërë të ditur se ai do të largohet nga Kalifornia “ditëve në vijim”, megjithëse ende nuk dihet data e saktë e mbërritjes së tij.

Megjithatë, këtë herë, bashkëshortja e tij Meghan nuk do ta shoqërojë në udhëtim, duke vendosur të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me dy fëmijët e tyre – princin Archie dhe princeshën Lilibet, raporton BBC.

Vizita e parashikohet të jetë një rast i rëndësishëm për të pasur një takim dhe një moment pajtimi me mbretin Charles, duke marrë parasysh raportet e trazuara në familjen mbretërore.

Ndërkohë që mbreti Charles do të vazhdojë të ushtrojë funksionin zyrtar, ai ka vendosur të pezullojë detyrat e tij publike.

Gjithashtu, lloji i kancerit të tij nuk është bërë ende i ditur.

“I tronditur dhe i trishtuar” kur dëgjova lajmin – Sunak

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka deklaruar se është “i tronditur dhe i trishtuar” kur dëgjoi për diagnozën e kancerit të mbretit Charles.

Ai ka thënë se është mirënjohës që sëmundja u “kap herët” dhe shpreson që monarku të shërohet shpejt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika