Prishtina Mall përmbylli një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm veror, duke regjistruar një numër rekord vizitorësh. Për këtë sukses, falënderimet shkojnë tek të gjithë vizitorët, e veçanërisht tek diaspora, e cila e zgjodhi Prishtina Mall-in si destinacionin kryesor për shopping, argëtim dhe momente të paharrueshme familjare.
Gjatë verës, Prishtina Mall lansoi fushatën me moton: “Aty ku rreh zemra”, duke organizuar mbi 50 aktivitete të ndryshme, ku u përfshinë ngjarje kulturore, edukative, lojëra dhe programe argëtuese për të gjitha moshat. Ky interesim i madh dëshmon jo vetëm rëndësinë e qendrës për komunitetin vendas, por edhe lidhjen e fortë me diasporën, duke e bërë atë pjesë të suksesshme të kësaj fushate.
Ky sezon i suksesshëm është vetëm një dëshmi e misionit të Prishtina Mall për të sjellë gjithmonë risi, aktivitete dhe kushte që tejkalojnë pritshmëritë e vizitorëve. Me synimin për të mbetur gjithmonë destinacioni më i dashur i diasporës dhe komunitetit vendas, qendra vazhdon të planifikojë aktivitete të reja dhe surpriza gjatë gjithë vitit.
Prishtina Mall – Krejt gjërat ma t’mira afër teje!