Teksa procesi zgjedhor po vijon, qendra e votimit 2275/01 po haset me problematika. Raportohet se komisionerët po bëjnë regjistrime manuale raporton Top Chanal përcjell Dukagjini.

Nga ana tjetër, nga tereni mediat lokale po raportojnë për probleme të ndryshme teknike dhe tendenca të kandidatëve të futen në vendvotime.

Gjithashtu, në disa zona është raportuar për moskushte adekuate për të votuar ashtu siç është publikuar një pamje nga Lushnja ku një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë është kthyer në dhomë votimi.

Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën.