Prokuroria ndalon një person lidhur me vrasjen në “Bon Vivant”

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e një personi me inicialet N. Ll., lidhur me rastin e ndodhur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë

Një person të enjten është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me iniciale N.Ll, si i dyshuar për vrasjen e ndodhur më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar lajmin për Dukagjinin duke bërë të ditur se personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., për shkak te dyshimit të kryerjes se veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, ka deklaruar Ulaj.

Ndryshe, më 20 gusht, janë liruar nga paraburgimi Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, të dy të dyshuar për vrasjen në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë.

Nga të shtënat e 4 gushtit në “Bon Vivant”, një 39-vjeçar humbi jetën gjersa 17 të tjerë pësuan lëndime.

Rasti në “Bon Vivant” është cilësuar nga autoritetet si ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Prokuroria Themelore në Prishtinë doli me detaje të tjera rreth incidentit.

Sipas Prokurorisë, nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtatë persona, njëri prej të cilëve, ka vdekur në QKUK. Ndërsa, 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga gërvishjet e xhamave apo gjësendve tjera.

I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati. I njëjti kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të gjithë personat e përfshirë në këtë vrasje kanë të kaluar kriminale.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika