Prokuroria tregon arsyet për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Dejan Pantiq-it

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se edhe pse kundër Dejan Pantiq-it ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, "për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj”

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur arsyet se pse e kanë ndërruar masën e sigurisë për ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë se meqë Pantiq s’ka mundur të dërgohet në paraburgim siç kërkohet me ligj, dhe meqë EULEX-i  ka konstatuar gjendjen jo të mirë të tij, atëherë bazuar në aspektin shëndetësor dhe human kanë propozuar që ai të lirohet në arrest shtëpiak.

“Edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj. Pas vizitave të ekipeve mjekësore të Eulex-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasiqë i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”, thuhet tutje në njoftim.

Ky reagim i Prokurorisë Speciale ka ardhur pas qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ku ka thënë se është kureshtar ta mësojë se kush është Prokurori që ka propozuar ndryshimin e masës, dhe kush është gjyqtari që e ka aprovuar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika