Prokuroria vazhdon me aksionin për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Prokuroria Themelore në Ferizaj të hënën e ka vazhduar aksionin e saj për verifikimin e ndërtimeve në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, të hënën ka vazhduar me aksionin e tyre për verifikimin e ndërtimeve të objekteve në zonën e Brezovicës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar prokurori i Porkurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili bëri të ditur që ky aksion është në vazhdën e aksionit të kaluar.

Maloku tha se inspektorët e Ministrisë së Mjedisit janë duke kontrolluar në detaje për mënyrën e ndërtimeve në zonën e Brezovicës.

Maloku nuk ka bërë të ditur se do të ketë ndonjë arrestim, sipas tij, ky është vetëm aksion i verifikimit për të shikuar se a ka ndërtime që bien në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Aksion i ngjashëm i prokurorisë ishte zhvilluar edhe më datën katër gusht, ku inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika