Protesta e punëtorëve të KEK-ut, Llumnica: Krahasuar me punën që bëjnë punëtorët, paga është e ulët

Punëtoret e Sindikatës së KEK-ut protestuan para KEK-ut duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë. Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka thënë se punëtorët e kësaj korporate po detyrohen të lënë punën për shkak të pagave të ulëta

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në emisionin “FIVE”

Punëtoret e Sindikatës së KEK-ut protestuan para KEK-ut duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në emisionin “FIVE”, tha se kërkesa për rritje pagash vjen si shkak se punëtorët e KEK-ut, kanë filluar të ikin nga vendi i punës për shkak të pagave të ulëta.

“Ne e shohim inflacionin nga viti 2018, realisht paga e punëtorëve të KEK-ut është tejet e ulët, krahasimisht me punën që bëjmë dhe rrezikshmërinë që kanë aty dhe ne kërkojmë normalisht rritjet e pagave”, tha Llumnica.

E paga e punëtorëve të KEK-ut, që sipas Llumnicës puna e tyre ka rrezikshmëri të lartë nuk mund të krahasohet.

“Në Kosovë sot një kamarier ka 500-600 e deri 700 euro pagë, kurse punëtorët e KEK-ut me pasë të njëjtën pagë kur vdesin çdo ditë prej sëmundjeve profesionale dhe kushteve të vështira e krahasimi nuk bëhet në këtë formë” tha Llumnica.

Llumnica thotë se megjithëse kanë diskutuar me menaxhmentin, sipas tij përgjigjja ka qenë se nuk do të ketë ngritje të pagave

“Një ditë Korporata Energjetike e Kosovës mund t’i ketë miliardat, por nuk mund t’i ketë punëtorët që i kemi sot, njerëzit që kanë një përvojë të gjatë detyrohen ta lirojnë vendin e tyre të punës, shumë prej tyre po sëmuren e vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Me menaxhmentin kemi diskutuar dhe ka thënë që nuk do kemi ngritje të pagave, ata mendojnë investimet e kapitalit e enrgjisë së pastër”, deklaroi Llumnica.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika