Protesta kundër Asociacionit dominohet nga flamujt kombëtarë, mungon ai shtetëror
Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Teatrit Kombëtar këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në protestë shihet se dominojnë vetëm flamujt kombëtarë me shqiponjë dhe jo flamuri i Republikës së Kosovës. Me pankarta “Zajednica nuk kalon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, studentët janë mbledhur për të […]
Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Teatrit Kombëtar këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në protestë shihet se dominojnë vetëm flamujt kombëtarë me shqiponjë dhe jo flamuri i Republikës së Kosovës.

Me pankarta “Zajednica nuk kalon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, studentët janë mbledhur për të vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.
- “Bashkë kundër Asociacionit”, studentët nisen për protestë para Qeverisë
- Çifti nga Zvicra vjen në Kosovë për të protestuar kundër Asociacionit
Përpos studentëve, aty janë parë edhe deputetë të Kuvendit, siç është ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.
Po ashtu, përpos studentëve, për protestë kanë ardhur nga veriu i Mitrovicës edhe persona me nevoja të veçanta.















