Protestohet në Gjakovë pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë (VIDEO)

Ka filluar protesta në shenjë mbështetjeje ndaj së moshuarës, e cila u dhunua fizikisht nga disa infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Protestuesit kanë vendosur postierë ku bëhet thirrje për dënim maksimal të infermieres Aurona Pelaj, si dhe dy kërkesa tjera





Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj të moshuarës, ka filluar protesta në Gjakovë, pasi e moshuara në fjalë, është nga kjo komunë.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, e që në njoftimin zyrtar të tyre thuhet se protesta është duke u mbajtur në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Po ashtu, nga ana e tyre thuhet se protesta është duke u zhvilluar në mënyrë që pas këtij rasti, të mos ketë më tortura në shtëpitë e pleqve.

“Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë ju”.

Kështu ka deklaruar e bija e së moshuarës e cila u keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Pejës.

 

Protestuesit në Gjakovë kanë ngjitur në hapësirat publike postierë ku bëhet thirrje për dënim maksimal të Aurona Pelajt, e cila shkaktoi mijëra reagime dhe mllef nga veprimi i saj në vendin e punës, ku ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Po ashtu, në postera bëhet thirrje që shtëpia e të moshuarve “Orenda” të mbyllet. Dhe nga ana e tyre kërkohet kontrolli rreptë i shtëpive private për të moshuarit.

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, ka publikuar fotografit e infermieres Aurona Pelaj, të së cilës janë të vendosura në rrugët e qytetit.

Postarat e vendosur me fotografi të Aurona Pelajt

Rrusta ka thënë se ky veprim është i padrejtë dhe persekutues.

“Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike”, ka thënë ajo.

Pelaj në polici ka thënë se ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës pasi që ajo ishte e dhunshme, dhe se atë veprim e ka bërë për të treguar ‘dominancë’ ndaj saj vetëm sa për ta futur nën kontroll.

Ndërkaq, Gjykata e Pejës, mbrëmjen e së enjtes ka vendosur që tri infermiereve të cilat ishin të përfshira në keqtrajtimin e një gruaje 70 vjeçare, t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

RTV Dukagjini e ka siguruar dokumentin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë, për infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

Në arsyetimin e prokurorisë thuhet se me datën tre nëntor të këtij viti është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve nga ora 13:00.

 




Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika