Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës, protestuesit kanë nisur të rigrupohen pranë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.
Më herët, situata ishte tensionuar pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike në drejtim të Policisë, ndërsa pjesëtarët e Policisë përdorën gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë.
Protestuesit, të cilët prej 16 shtatorit po mblidhen çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbeu”, po rikthehen gradualisht në këtë hapësirë pas zhvillimeve të fundit pranë Kuvendit.
