“Protestuesit kaluan nga ‘nema predaje’ (pa dorëzim) në ‘hajmo nazad’ (të tërhiqemi)… Kjo tregon sesa e organizuar ishte kjo ‘protestë’ e regjimit të Serbisë”.

Kështu e ka cilësuar protestën e organizuar nga nacionalistët serbë në afërsi të kufirit me Kosovën në Jainjë, këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Protestuesit kanë thyer kordonin e parë të policisë serbe, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Protestuesit serbë thyejnë kordonin e policisë, i afrohen pikës kufitare në Jarinjë

Vela tha se Kosova kurrë nuk do të bjerë pas kësaj shfaqjeje teatrale të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska.

“Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela në Twitter.

KFOR-i, në këtë pikë kufitare, ka shtuar patrullimin dhe numrin e trupave.

Situata në veri, KFOR shton trupat në pikën kufitare në Jarinjë

Protesters moved from “nema predaje” (no surrender) to “hajmo nazad” (let’s retreat)… This shows how staged was this “protest” by #Serbia’s regime.#Kosovo will not fall for this right wing theatrics sponsored by Belgrade and Moscow. Our territorial integrity is inviolable. pic.twitter.com/RQE7bTbXZN

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2022