Protestuesit serbë kanë thyer kordonin e parë të Policisë serb, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Ata u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, i cili është vetëm pak metra larg pikës së kontrollit në Jarinjë.

Për një moment është dëgjuar edhe një shokbombë.

Protestuesit gjatë gjithë kohës po i ofendojnë policët serbë, të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.

Protestuesit serbë pranë pikës kufitare në Jarinjë

“Nuk ka dorëzim”, protesta e nacionalistëve serbë në kufirin me Kosovën në Jarinjë