Puberteti po fillon më herët sesa thonë standartet mjekësore

Standartet mjekësore janë thyer qëkur puberteti ka filluar të shfaqet në grupmosha më të hershme sesa tregojnë tekstet mjekësore

Marcia E. Herman-Giddens, drejtore e ekipit të abuzimit të fëmijëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit Duke në Durham, N.C. e njëherësh, mësuese, studiuese, avokate dhe këshilltare e fëmijëve për gati 40 vjet, kuptoi që diçka ishte duke ndryshuar te vajzat e reja në fund të viteve 1980.

Gjatë trajtimit të vajzave të abuzuara, Giddens vuri re se shumë prej tyre kishin filluar të u zhvillohej gjoksi qysh në moshën 6 dhe 7 vjeçare. Meqënëse nuk mund të gjente ndonjë të dhënë për gjurmimet e fillimit të pubertetit tek vajzat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se sa ndikonte ky pubertet i hershëm që numri i abuzimeve në moshë të re të rritej, Herman-Giddens vendosi t’i mbledhë vet.

Një dekadë më vonë, ajo publikoi një studim voluminoz me bazë të më shumë se 17.000 ekzaminimeve fizike të vajzave në zyrat e pediatërve në vend. Këta numra zbuluan se vajzave në mesin e viteve 1990 kishin filluar t’u zhvilloheshin gjinjët rreth moshës 10 vjeç, një vit më herët sesa ishte regjistruar më parë. Një rënie e tillë tek vajzat e racës së zezë ishte edhe më e habitshme ngase, këto të fundit kishin filluar të zhvilloheshin në moshën 9 vjeçare.

Dr. Herman-Giddens kujton se komuniteti mjekësor ishte i tronditur nga gjetjet mirëpo ishin të dyshimtë për një prirje të re të këtillë.

“Ata ishin të verbër”, kujton ajo.

Megjithatë, sado paralajmërues të ishte ky studim, doli të ishte vetëm një pikë uji në kuptimin mjekësor të pubertetit. Që atëherë, studimet e njëpasnjëshme treguan se mosha e pubertetit tek vajzat ka rënë me rreth 3 muaj në çdo dekadë që nga vitet ’70. Një model më pak ekstrem është vërejtur edhe tek djemtë.

Edhe pse ndarja e shkakut dhe pasojës është një sfidë në vete, një pubertet i hershëm tek vajzat mund të ketë ndikime të dëmshme.

Vajzat që kalojnë pubertetin më herët kanë një rrezikshmëri më të lartë depresioni, ankthi, abuzimit me substanca të ndryshme narkotike e probleme të tjera psikologjike krahas bashkëmoshatarëve që kalojnë pubertetin më vonë. Studime të tjera kanë treguar që vajzat që i kanë periodat më herët, janë më të prirura për zhvillimin e kancerit të gjirit ose mitrës.

Sa i përket faktorëve që po nxisin dallime të caktuara në rënien e standarteve të moshës, gjinisë dhe racës, duket se obeziteti po luan një rol por nuk mund ta shpjegojë plotësisht ndryshimin. Studiuesit janë duke hetuar edhe faktorë të tjerë të mundshëm duke përfshirë kimikatet dhe stresin. Por prapë, për arsye të paqarta, mjekët në mbarë botën kanë raportuar një rritje të rasteve të pubertetit të hershëm gjatë pandemisë.

“Ne po i shohim këto ndryshime të theksuara te të gjithë fëmijët tanë dhe nuk dimë si t’i parandalojmë nëse duam,” ka thënë Dr. Anders Juul, një endokrinolog pediatrik në Universitetin e Kopenhagës, i cili ka publikuar dy studime të fundit mbi fenomen. “Ne nuk e dimë se cili është shkaku.”

Përgjatë kohës kur Dr. Herman-Giddens publikoi studimin e saj, grupi i kërkimeve të Dr. Juul po ekzaminonte zhvillimet e gjoksit në një grup prej 1,100 vajzash në Kopenhagë. Për dallim nga vajzat amerikane, zhvillimet e danezeve përputheshin me modelin e përshkruar në tekstet mjekësore, në një moshë mesatare prej 11 vjeç.

Dr. Juul sygjeroi se ky fillim i hershëm i pubertetit në SHBA vinte si pasojë e akumulimit të tepërt të yndyrës në trup(Obeziteti), gjë e cila nuk ishte prezente tek grupmoshat e ekzaminuara në Danimarkë.

Studime të shumta kanë vërtetuar që vajzat mbipeshë ose “obezë” priren që t’u fillojnë periodat më herët sesa vajzat me peshë mesatare.

Ilustrim

Në një studim të hershëm të afro 1,200 vajzave në Luiziana të botuar më 2003, tregonte se çdo devijim standard mbi peshën mesatare të fëmijërisë shoqërohej me një shance të dyfishura për të pasur perioda para moshës 12 vjeçare.

Ndërkaq, në vitin 2021, studiuesit nga Britania zbuluan se leptina, një hormon i çliruar nga qelizat yndyrore që kufizon urinë, vepronte në pjesë të trurit që njëherësh, rregullonte zhvillimin seksual. Minjët dhe njerëzit me mutacione gjenetike përjetuan zhvillim të mëvonshëm seksual.

“Unë nuk mendoj se ka shumë polemika se obeziteti është një kontribues kryesor në pubertetin e hershëm këto ditë,” tha Dr. Natalie Shaw, një endokrinologe pediatrike në Institutin Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor, e cila ka studiuar efektet e obezitetit në pubertet.

“Megjithatë”, shtoi ajo, “shumë vajza që zhvillohen herët nuk janë mbipeshë”.

Për sa u përket kimikateve, Dr, Juul filloi të vinte re se një rritje të numrit të referimeve të pubertetit të hershëm në Kopenhagë, tek vajzat që u ishin zhvilluar gjinjët në moshën 7 ose 8 vjeç.

Në vitin 2009, afro 1000 vajza që varionin nga mosha 7-12 vjeç, rezultuan po njëjtë.

“Ky është një ndryshim shumë i dukshëm në një periudhë shumë të shkurtër kohore,” ishte shprehur Dr.Juul.

Përkundër studimeve dhe mjekëve amerikanë, Dr.Jul nuk mendonte se mbipesha ishte faktor i madh në thyerjen e standarteve mjekësore ngase indeksi i masës trupore tek vajzat daneze ishte i njëjtë që nga viti 1990.

Dr.Juul është bërë një nga përkrahësit më të zëshëm të një teorie alternative e cila thotë që ekspozimet kimike janë fajtore.

Ilustrim

Vajzat me zhvillimin më të hershëm të gjoksit në studimin e tij të vitit 2009, tha ai, kishin nivelet më të larta të ftalateve në urinë, substanca të përdorura për ta bërë plastikën më të qëndrueshme dhe që gjenden në çdo gjë, nga dyshemeja vinyl deri te paketimi i ushqimit.

Ftalatet i përkasin një klase më të gjerë kimikatesh të quajtura “përçarës endokrine”, të cilat mund të ndikojnë në sjelljen e hormoneve dhe tashmë, janë bërë të kudogjendura në mjedis gjatë disa dekadave të fundit. Por provat se ata janë duke nxitur pubertetin e hershëm janë të errëta.

Në një artikull rishikues të botuar muajin e kaluar, Dr.Juul dhe një ekip studiuesish analizuan qindra studime që shikonin përçarësit endokrin.

Ilustrim

Stresi dhe mënyra e jetesës

Përveç dy faktorëve të lartëpërmendur, një faktor tjetër si stresi dhe trauma mund të nxisin një zhvillim të hershëm, ose, siç hipotezoi Dr.Herman-Giddens vite më parë, “vajzat që zhvillohen më herët mund të jenë më të prekshme ndaj abuzimit”.

Vajzat, nënat e të cilave kanë një histori të çrregullimeve të humorit,  kanë më shumë gjasa të arrijnë pubertetin herët, siç janë vajzat që nuk jetojnë me baballarët e tyre biologjikë. Faktorët e stilit të jetesës si mungesa e aktivitetit fizik janë lidhur gjithashtu me ndryshimet në kohën e pubertetit.

Pëgjatë pandemisë, endokrinologët pediatër vunë re se referimet po rriteshin për pubertetin e hershëm te vajzat. Një studim i publikuar në Itali, në shkurt të 2020, tregoi se 328 vajza u referuan në pesë klinika në të gjithë vendin gjatë një periudhe shtatë mujore në 2020, krahasuar me 140 gjatë së njëjtës periudhë në 2019. (Nuk u gjet asnjë ndryshim tek djemtë.)

Anekdotikisht, e njëjta gjë mund të ndodhë në Indi, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara.

“Kam pyetur kolegët e mi anembanë vendit dhe një numër prej tyre po thonë, po, ne po shohim një prirje të ngjashme,” ka thënë Dr. Paul Kaplowitz, një profesor i pediatrisë në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington. Është e paqartë nëse tendenca u shkaktua nga stresi i shtuar nga një mënyrë jetese në kushte pandemike.

Për dekada të tëra, tekstet mjekësore kanë përcaktuar fazat e pubertetit duke përdorur të ashtuquajturën “shkallën Tanner”, e cila bazohej në vëzhgimet e afërta midis 1949 dhe 1971, të rreth 700 vajzave dhe djemve që kishin jetuar në një jetimore në Angli.

Shkalla e përcakton pubertetin normal në fillim në moshën 8 vjeç e lart për vajzat dhe 9 vjeç e lart për djemtë. Nëse puberteti fillon më herët, mjekët supozohet se do ta kontrollojnë fëmijën për një çrregullim të rrallë hormonal të quajtur “pubertet qendror i parakohshëm”, i cili mund të nxisë pubertetin që në foshnjëri. Fëmijët me këtë çrregullim shpesh i nënshtrohen skanimeve të trurit dhe marrin barna të përshkruara për bllokimin e pubertetit për të vonuar zhvillimin seksual deri në një moshë të përshtatshme.

Ilustrim

Por, disa ekspertë argumentojnë se pragu i moshës për alarm duhet të ulet. Në të kundërt, fëmijët e shëndetshëm mund të referohen te specialistët dhe t’i nënshtrohen procedurave të panevojshme mjekësore, të cilat mund të jenë të shtrenjta e madje edhe të panevojshme.

“Ka shumë të dhëna se mosha 8 nuk është kufiri optimal për ndarjen e normales nga jonormalja,” tha Dr. Kaplowitz.

Në vitin 1999, ai kishte argumentuar se kufiri i moshës për pubertetin normal duhet të ulet në moshën 7 vjeç për vajzat e bardha dhe 6 për vajzat e zeza. “Kjo nuk shkoi shumë mirë,” kujtoi ai.

Ulja e kufirit të moshës mbetet e diskutueshme, me shumë pediatër që argumentojnë se rreziku i një çrregullimi është ende mjaft i madh për të justifikuar masat paraprake shtesë. Të tjerë, si Dr. Herman-Giddens, thonë se ndryshimet janë shenjë e një problemi legjitim të shëndetit publik dhe nuk duhen pranuar si normale.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika