Publikohen formacionet për ndeshjen Poloni – Holandë

Polonia dhe Holanda kanë zbuluar formacionet për ndeshjen e së dielës në Hamburg

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny dhe mbrojtësi i Holandës, Virgil van Dijk.

Këtë të dielë, në Hamburg në orën 15:00, Polonia do të përballet me Holandën në një ndeshje të Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Polonia do të nisë me formacionin 3-4-3, duke përfshirë Wojciech Szcesny në portë, dhe Jan Bednarek, Bartosz Salamon, dhe Jakub Kiwior në mbrojtje.

Në mesfushë do të jenë Przemyslaw Frankowski, Kacper Urbanski, Taras Romanczuk, dhe Piotr Zielinski, ndërsa në sulm do të vazhdojnë Sebastian Szymanski, Adam Buksa dhe Nicola Zalewski.

Nga ana tjetër, Holanda do të luajë me formacionin 4-3-3, me Bart Verbruggen në portë, dhe Nathan Ake, Virgil van Dijk, Stefan de Vrij dhe Denzel Dumfries në mbrojtje.

Në mesfushë do të jenë Joey Veerman, Tijani Reijnedes dhe Jerdy Schouten, ndërsa në sulm do të shfaqen Cody Gakpo, Memphis Depay dhe Xavi Simons.

Euro 2024: Tri ndeshjet e së dielës, Anglia synon fitoren ndaj Serbisë

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika